E pabesueshme: Ajaksi vetëm në një nga 17 ndeshjet e Champions s’ka shënuar!

Ajaksi që e ka fituar katër herë Ligën e Kampioneve (LK), ndodhet vetëm një hap larg finales së parë mbas 22 vitesh, pasi mundi 0-1 në gjysmëfinale të LK-së Totenhemin në stadiumin e ketij të fundit, “White Hart Lane”, dhe tani klubi amstedamas ka shansin e madh që “të marrë viziën” për në finalen e madhe të LK-së që do të zhvillohet më 1 qershor në “Vanda Metropolitano” të Madridit dhe që do të jetë kulmi i një sezoni përrallor të Ajaksit.
Ajaksi është ekipi i parë që, mbas tre ndeshjeve kualifikuese, arrin deri në gjysmëfinale të LK-së, duke u ndodhur tani vetëm një hap larg finales, dhe besojeni ose jo, por deri tani ky ekip holandez gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 17 ndeshje në kuadrin e Ligës së Kampioneve, përfshi ndeshjet kualifikuese. Ai ka luajtur në Lisbonë, Mynih, Madrid e tani edhe në Londër dhe kudo ka shënuar të paktën një gol. Ajaksi vetëm në një ndeshje nuk ka shënuar dhe kjo ka ndodhur në Kiev kundër Dinamos vendase dhe, në fakt, ai e kishte edhe në atë ndeshje shansin e madh që të shënonte, por topi i gjuajtur nga pika e bardhë e 11-metërshit nga ana e Dushan Tadiçit goditi shtyllën e portës kundërshtare.
Sfidanti. al