E konfirmon agjenti I tij: Marash Kumbulla, në orbitën e Interit

Marash Kumbulla po paraqitet në një formë të shkëlqyer në këtë sezon në Serinë A duke tërhequr vëmendjen edhe të disa klubeve me peshë në futbollin italian.Ditët e fundit është folur shumë për interesimin e Lazios për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, por duket se romanët në këtë garë do të duhet të përballen me konkurencën e Interit që sipas agjentit të  futbollistit Xhani Vitali është vënë në ndjekjet të Kumbullës.

‘Interi po e ndjek dhe e monitoron Kumbullën-tha Vitali për Fcinterneës-në këtë moment nuk ka tratativa mes Interit e Veronës, por cfarë do të ndodhë në fund të sezonit? E vështirë ta thuash tani. Verona është një klub solid dhe do të bëjë vlerësimet e saj në fund të kampionatit, nëse do të ekzistojnë mundësitë, ato do të merren në konsideratë’

Sfidanti.al