E gjeti Poçetino: Futbolli është i ashpër dhe i padrejtë!

Totenhemi la që t’i ikë nga duart shansi i artë që të siguronte kualifikimin për në Ligën e ardhshme të Kampioneve, pasi futbollistët e tij në stadiumin “Vitality”, fillimisht, humbën shanse gati 100 përqindshe goli, ndërsa më pas u ndëshkuan brutalisht nga gjyqtari Poson, por edhe nga ekipi vendas, Bornmauth.
Totenhemi humbi dy ose tre shanse fantastike goli deri në min. e 40 të ndeshjes, kurse më pas gjithçka shkoi si mos më keq për të. Në min. e 43-të futbollisti i Totenhemit, koreani Son, mori karton të kuq, pasi goditi një lojtar kundërshtar, kurse pesë minuta më vonë e kuqja iu edhe tregua edhe Fojtit, kështu që ekipi londinez mbeti me nëntë lojtarë në fushë. Por, megjithatë, u duk se spërsat do ta nxirrnin ndeshjen barazim dhe do të merrnin të paktën një pikë, por nuk qe e thënë, sepse në min. e 91-të shënoi Ake i Bornmauthit, duke i lënë shanse Totenhemit që tani të përpiqet të kualifikohet në LK-në e ardhshme në raundin e fundit të Premier Ligës.
“Nuk kam se çfarë të them, tani neve nuk na ka mbetur asgjë tjetër, veçse të përgatitemi mirë për ndeshjen e së mërkurës. Në 40 minutat e para ne luajtëm shumë mirë dhe krijuam raste të pastra goli. Futbolli, nganjëherë, është i ashpër dhe i padrejtë, ai të dënon, sikurse na dënoi neve: gol në min. e 91-të dhe ne morëm dy kartona të kuq. Megjithatë, ne nuk u dorëzuam dhe luftuam, por nuk fituam asgjë”, tha i zhgënjyer trajneri i Totenhemit.
Sfidanti.al