E ardhmja e Klop shqetëson Liverpulin, trajneri mund të zëvendësojë Lëv

Drejtuesit e Liverpulit janë shqetësuar jo pak kohët e fundit dhe shkaku është Jurgen Klop I cili mund të mos qëndrojë edhe për shumë kohë në Anfield Road edhe pse ata e vlerësojnë në maksimum teknikun gjerman.

Sipas tabloidit ‘Mirror’, te ‘The Reds’ të gjithë janë të ndërgjegjshëm për dëshirën e Klop që të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij, Gjermaninë dhe kanë frikë se në momentin kur te Panzerat të mbyllet epoka e Joakim Lëvit, Federata do të kontaktojë pikërisht me Jurgen Klop për t’I ofruar këtë detyrë, të cilën trajneri actual I Liverpulit do ta pranoj edhe pse ndihet shumë mirë te klubi anglez.

Liverpuli tentoi të rinovojë kontratën me Jurgen Klop edhe pse ajo I skadon pas 3 vitesh, por gjermani nuk ka dashur as të dëgjojë e as të flasë për këtë temë, madje ka deklaruar se pas mbylljes së kontratës do të qëndrojë një vit pushim, kështu që e ardhmja e Klop larg Anfieldit është më shumë e afërt se e largët.

Sfidanti.al