Douglas Costa thumbon Marottën: Nuk ishin mbyllur mirë portat

Pas javësh me polemika dhe hipoteza, mbrëmjen e së dielës u zhvillua Juventus-Inter me dyer të mbyllura dhe pas fitores 2-0 të bardhezinjve që mund të vlejë titullin kampion, Douglas Costa nuk I kurseu ca thumbime në drejtim të rivalëve dhe në mënyrë të vecantë në drejtim të Beppe Marottës.

Futbollisti brazilian postoi një foto të festimeve të skuadrës së tij pas suksesit me zikaltrit me dicturën” Bashkimi bën fuqinë’ dhe një tifoz bëri një koment ironik teksa shkruante: ‘Kujdes ruani distancat! Përndryshe Marotta do të kërkojë fitoren në tavolinë-shkruante ndjekësi I Douglas Costës  duke aluduar për këmbënguljen e Interit për të luajtur ndeshjen me dyer të mbyllura, me brazilianin që u kundërpërgjigj: ‘Nuk ishin mbyllur mirë dyert, ose ndoshta herën tjetër do të luhet me drita të fikura’

Sfidanti.al