Dortmund, Vitsel dëmton fytyrën në shtëpi, kthehet në fusha në 2020

Aksel Vitsel shqetëson Borusian e Dortmundit. Mesfushori belg do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për periudhën e mbetur të vitit dhe do të kthehet vetëm në 2020. Vitsel iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një dëmtim në fytyrë që e pësoi në një incident shtëpiak

‘Nuk mundëm të flisnim me të të dielën sepse ishte në terapi intensive në spital-tha trajneri I Borusias së Dortmundit, Lysien Favrë në prag të ndeshjes me Slavian e Pragës në Ligën e Kampioneve ku është në duel në distancë me Interin për kualifikimin për në 1/8 e finaleve

Një zëdhënës I klubit gjerman bëri të ditur se Vitsel u rrëzua në shtëpi, por nuk dha detaje të tjera rreth këtij incidenti. ‘Nuk do të jetë në gjendje tëluajë për pjesën tjetër të vitit, por tashmë ai është në shtëpi-shtoi Favrë

Sfidanti.al