Dortmund në ankth për Haaland, u dëmtua pas përplasjes me…arbitrin

Për Borussia Dortmund ka orë të shumta ankthi e nervozizmi. Verdhekuqtë dolën nga sfida me Bayernin e Mynihut me kocka të thyera dhe jo vetëm për humbjen 1-0 në Signal Iduna Park që e coi në 7 pikë disavantazhin kundrejt bavarezëve, por edhe për dëmtimin e Erling Haaland që e detyroi sulmuesin të lërë fushën e lojës në minutën e 27 pas një përplasje të cuditshme me arbitrin e sfidës Tobias Stieler

Për Haaland u fol menjëherë për një ndrydhje të gjurit, por ekzaminimet e mëtejshme do të bëjnë vlerësimin e shkallës së dëmtimit dhe do të përcaktojnë kohën e rikuperimit

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Favre bëri të ditur se nuk do të jetë një dëmtim i rëndë duke nënvizuar se problemi fizik i Haaland është më shumë traumatik dhe nuk ka të bëjë me rifillimin e kampionatit pas pauzës së gjatë. Gjithsesi, te Dortmund te gjithë janë në ankth, pasi vazhdojnë të mendojnë për kampionatin që është ende për t’u luajtur pavarësisht shuplakës së marrë nga rivalët e Bayernit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Haaland që vetëm në moshën 19 vjecare dhe me 11 ndeshje në Bundesligë është në garë për Këpucën e Artë dhe për momentin ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë, 10 më pak se dyshja Lewandowski-Immobile.

Sfidanti.al