Do të operohet, Maradona lë skuadrën e Dorados

Diego Armando Maradona e ka lënë drejtimin e Dorados të Sinaloas, skuadër e Divizionit të Dytë meksikan. Mësohet se shkaku i këtij largimi janë 2 ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull e në gju të cilave do t’iu nënshtrohet El Pibe De Oro. Në muajin janar, Maradona u shtrua në një spital në Argjentinë për shkak të një hemorragjie në stomak, pak dite përpara se të kthehej në drejtimin e Dorados për të përjetuar një sezon të dytë.

‘Diego Maradona ka vendosur të mos vazhdojë më rolin e trajnerit të parë të Dorados-deklaroi menaxheri i 58 vjecarit, Matias Morla në një postim të tij në profilin e tij në Tëitter-sipas këshillave mjekësore, ai do t’i dedikojë kohën shëndetit të tij dhe do të kryejë dy ndërhyrje kirurgjikale në shpatull e gju. I jemi mirënjohës familjes Dorados dhe do të vazhdojmë së bashku ëndrrën për të ardhmen’.

Kirurgu ortoped i Maradonës, gjermani Ocoa, tha në fillin të këtij viti se ish ylli i futbollit botëror praktikisht nuk ka më kërc në gjunjët e tij për shkak të një artroze të rëndë dhe i duhet të mbajë protezë.
‘Së bashku habitëm botëm, treguam se futbolli është i gjithi cështje pasioni e zemre, do të jesh përgjithmonë një Dorado. Faleminderit për gjithcka, Diego!-ishte përgjigjja e klubit meksikan po në Tëitter-shërohu dhe do të takohemi shumë shpejt!.

Kur Maradona mbërriti në Sinaloa që konsiderohet si zemra e narkotrafikut në Meksikë, ishin të shumtë ata që menduan se El Pibe De Oro ra sërish në kurthin e problemeve të së kaluarës kur pati varësi nga droga. por gjatë 9 muajve që ai jetoi në Meksike, futbollisti i ‘Dorës së Zotit’ nuk ka pasur kurrë probleme jashtë fushe dhe arriti ta cojë skuadrës shumë pranë ngjitjes në Divizionin e Parë teksa humbi vetëm në fund kundrejt Atletiko San Luis.

sfidanti.al