Diego Kosta i nxehur me gazetaret: Mos bëni pyetje budallenjsh!

Futbollisti brazilian me pashaportë spanjolle, Diego Kosta, arriti në kampionatin e tanishëm botëror që të hynte në konflikt me gazetarët. Diego Kosta në ndeshjen e fundit me Iranin nuk arriti që të dallohej, ashtu si në ndeshjen me Portugalinë, ndaj së cilës ai e kulmoi performancën e tij shumë të mirë me shënimin e dy golave, Sidoqoftë, ai shënoi edhe kundër Iranit, megjithëse, veç golit karambol që shënoi, ai nuk u pa në fushë. Ky futbollist 29-vjeçar nuk u  duk shumë i kënaqur, kur një gazetar i pyeti atë se përse forma e tij në ndeshjen me Iranin linte për të dëshiruar.

“Nuk e di se cilën ndeshjen ke parë, ti! Në pjesën e parë, ne gjatë të gjithë kohës u provokuam. Ju lutem, shikojini mirë ndeshjet që, më pas, të mos bëni pyetje budallenjsh”, i tha Diego Kosta gazetarit që i bëri atij pyetrjen.

Sfidanti.al