Diego Costa te Atletico Madrid? I jep mesazh Contes… nëpërmjet Fabregas

Diego Costa feston me fanelën nr.19 të Atletico Madrid duke dhënë një tjetër sinjal të kthimit të tij te skuadra iberike ku ai shpërtheu si futbollist. Braziliani i natyralizuar si spanjoll publikoi në rrjetet sociale videon e një feste në Lagarto qytetin e tij të lindjes në Brazil i veshur me fanelën e ‘Los Colchoneros’. Madje 27 vjecari preferoi të japë edhe një mesazh trajnerit Conte me të cilin raportet kanë pushuar së ekzistuari dhe këtë e ka bërë nëpërmjet shoklut të tij të skuadrës te Chelsea dhe kombëtarja spanjolle, Cesc Fabregas të cilit i shkruante; ‘Jepi një përqafim Contes’

sfidanti.al