Diego Costa sulmon sërish Conten: Te Reali nuk do zgjaste as një sezon

Diego Costa thotë se nuk ndjen mëri ndaj Antonio Contes, por lëshon një tjetër sulm ndaj ish trajnerit të tij me të cilin pati shumë përplasje kur ishin pjesë e Chelseat me spanjollin që më pas vendosi të largohet për në drejtim të Atletico Madrid.

‘Patëm probleme jashtë fushavë të lojës, por është një trajner I mirë-tha Diego Costa-vetëm se për të qenë vërtet trajner I madh ai duhet të ndryshojë dicka në aspektin human të mënyrës së tij të punës, është një person me dyshime . Në një klub si Reali I Madridit nuk do të mbyllte një sezon’

Diego Costa foli për ESPN Brazil teksa tregoi edhe sesi shkuan gjërat me përfaqësuesen braziliane dhe atë spanjolle.

‘Bëra realitet ëndrrën që të luaja me Brazilin, por kam edhe një skuadër tjetër të madhe si Spanja-vijoi Diego Costa-kur u grumbullova te Brazili të gjithë pyesnin se kush isha. Scolari më tha: je I vetmi lojtar I Jorge Mendes. Por nëse ai më kishte thirrur vetëm për këtë arsye, atëherë do të thoshte se isha në vendin e gabuar. Më pas më grumbulloi Spanja dhe papritur Scolari më tha se më vlerësonte. Nuk më kishte thirrur më parë, pastaj filloi të thoshte se I kishte kthyer shpinën ëndrrës së miliona brazilianëve

Sfidanti.al