Dibala qëndron te Juventusi, e dhëna vjen nga Kina?

Juventus po planifikon në detaje sezonin e ardhshëm, por për të blerë futbollistë të një niveli të lartë do t’i duhet që të nxjerrë në merkato numrin e nevojshëm të lojtarëve aktualë dhe të parët që duket se do të largohen nga Torino janë Pjanic dhe Kanselo, por në orët e fundit është folur edhe për një largim të mundshëm edhe të Daglas Kostës e sidomos Dibalës me argjentinasin që pëlqehet shumë nga Bajerni i Mynihut, ndërkohë që sipas Daily Mail Mancester Junajtid është gati të investojë 100 milionë Euro

Por Paulo Dibala duket se nuk është shumë i bindur për t’u larguar nga Juventusi dhe tani nga shumë larg vjen një e dhënë që duket se konfirmon qëndrimin e Dibalës te bardhezinjtë. Kompania e veshjeve sportive Adidas publikoi në kinë disa imazhe të fushatës publicitare të uniformës së re të Zonjës së Vjetër dhe këtë e bëri duke zgjedhur si model pikërisht Dibalën së bashku me Petronelënm Ekrot

sfidanti.al