Dibala, mesazh pas humbjes me Atalantën: Të ngrihemi e të reagojmë

Juventus është e detyruar të tërhiqet nga objektivi i saj për të fituar të tre trofetë sezonalë; kampionat, Kupë Italie e Ligë Kampionesh. Ajo që ia prishi planet ishte pikërisht Atalanta që e eliminoi në cerekfinale të Kupës së Italisë në mbrëmjen e së mërkurës duke e mundur 3-0; një disfatë kjo e rëndë për bardhezinjtë të cilën Paulo Dibala kërkon ta harrojë menjëherë. Argjentinasi në profilin e tij në Twitter postoi një foto nga ndeshja e shoqëruar edhe me mesazhin

‘Humbja të dhëmb shumë kur je mësuar vetëm të fitosh. të ringrihemi e të reagojmë të gjithë së bashku-shkruante Paulo Dibala në postimin e  tij.

Juventus, për herë të parë pas 4 vitesh nuk do të mundë të ngrejë këtë trofe që tani bëhet akoma më i lakmueshëm për skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Kupën e Italisë. Zonja e Vjetër do të kërkojë të reagojë pas humbjes 3-0 në sfidën e radhës në kampionat kundër Parmës, ndërkohë që përpara përballjes me Atletikon e madridit në Ligën e kampioneve, Juventuso do të luajë në transfertë ndaj Sasuolos dhe në Allianz Stadium ndaj Frozinones.

sfidanti.al