Dështon eksperimenti në Danimarkë; grumbullime në stadium, ndërpritet ndeshja

Qeveria daneze vendosi të bëjë një eksperiment në futbollin danez. Finalja e Kupës së Danimarkës mes Aalborg dhe Sonderjyske u vendos të luhej me praninë e tifozëve në stadium me masa më pak të ashpra për parandalimin e Covid-19. Por ky eksperiment praktikisht rezultoi i dështuar, pasi kjo finale u ndërpre për cerekore sepse tifozët refuzuan të respektonin rregullat e distancimit social.

Për këtë finale, ishte vendosur që në cdo sektor të stadiumit të lejoheshin 500 tifozë, një pjesë e të cilëve nuk e respektuan distancimin prej 2 metrash me njëri-tjetrin edhe pse kishin hapësirë në dispozicion. Arbitri i ndeshjes e ndërpreu sfidën për 15 minuta kur tifozët e Aalborg refuzuan të uleshin në vendet që iu ishte përcaktuar, pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe vetë futbollistëve që u përpoqën t’i bindnin të respektonin rregullat. Në këtë pikë, policia u detyrua të nxjerrë nga stadiumi 40-50 tifozë të cilët i shoqëroi drejt autobusit të tyre e deri në Aalborg. Sa për kronikë, ndeshja që më pas u zhvillua rregullisht, u fitua nga Sonderjyske me rezultatin 2-0

Sfidanti.al