“Dënohet” ta shkruajë 100 herë: “Ajaksi është klubi më i mirë në Holandë”!

Kel Sherpen do të jetë portieri i ri i Ajaksit, me të cilin ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare. Sherpeni 19-vjeçar që do të bashkohet me bashkëlojtarët e tij të rinj në korrik, deri tani ka qenë pjesë e klubit Emen, me të cilin ai ka luajtur në 32 ndeshje në Eredivizie.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video interesante, në të cilën tregohen dy drejtorët e mëdhenj të Ajaksit, legjendat holandeze të futbollit, Mark Overmars dhe Edvin Van der Sar, duke e “dënuar” portierin e ri, pasi ai ka qenë tifoz i Fejenordit, rivali kryesor i Ajaksit, dhe këtë ai e ka dekluar dikur publikisht.
Overmarsi dhe Van der Sari e ulën para vetes Sherpenin, duke e detyruar që ai të shkruante 100 herë fjalinë “Ajaksi është klubi më i mirë në Holandë”!
Sfidanti.al