Dëmtohet Smalling, Fonseca u beson të rinjve…edhe Kumbullës

Chris Smalling rrezikon shumë të mos luajë të dielën në sfidën e Romës ndaj Beneventos. Mbrojtësi i verdhekuqve që u kthye në Trigoria nga Manchester United në ditën e fundit të merkatos ka pësuar një ndrydhje të lehtë në gjurin e majtë dhe për momentin stërvitet vecmas, por Roma do të kërkojë që ta ketë në formën optimale të paktën për Europa League

Kështu që ndaj Beneventos reparti i prapavijës së Romës do t’u besohet 3 mbrojtësve të rinj që nisën edhe sezonit që janë Mancini, 24 vjec, Kumbulla 20 vjec dhe Ibanez 22 vjec, ndërkohë që te Roma luten që dëmtimi i Smalling të jetë i lehtë dhe që ai të mos qëndrojë për shumë kohë jashtë fushave të lojës.

Sfidanti.al