Dëmtimi i Bejlit është një “dush i ftohtë” për Realin!

Klubi madrilen shpresonte që Totenhemi të bindej për të paguar për kartonin e uellsianit. Kuptohet, Reali nuk do t’i marrë kurrë 100 milionë eurot e paguara për Garet Bejlin shumë vjet më parë, por tashmë në moshën që është tani dhe me problemet që pati me trajnerin Zidan, do të ishte fitore edhe po të fitoheshin prej tij 40 milionë euro. Gjithsesi, dëmtimi më i fundit i sulmuesit të krahut do të thotë frenim i shpresave që londinezët të paguajnë për Bejlin. Murinjo nuk e kishte aktivizuar shumë as më herët, por tani do ta ketë më të vështirë.

Sfidanti.al