Dëmtim shqetësues i Van Dijk, pas faullit të Pickford, deri 8 muaj jashtë fushave

Jurgen Klopp merr lajme të këqija nga Virgil Van Dijk që në derbin mes Liverpool dhe Evertonit e la fushën e lojës pas 11 minutash pas një faulli shumë të ashpër të portierit Jordan Pickford.

Një veprim që nuk solli asnjë ndëshkim as për Pickford dhe as për Everton pasi aksioni u zhvlerësua për pozicion jashtë loje të qendërmbrojtësit holandez.

Sipas  rrjetit BeIN Sports, mbrojtësi holandez ka pësuar një dëmtim në ligamente që do të thotë se ai mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në 7-8 muaj.

Sfidanti.al