Dembele si Kristal; dëmtohet sërish dhe 15 ditë të tjera jashtë fushave

Dembele si Kristal; dëmtohet sërish dhe 15 ditë të tjera jashtë fushave

Fjalët ‘Fati I keq’ dhe Dembele duket se kanë krijuar një ‘lidhje’ të fortë që nga momenti I transferimit të francezit në Barcelonë. Demtimet e kanë shoqëruar vazhdimisht sulmuesin pasi në cdo sezon ka vuajtur prej tyre. Pas një sezoni të parë të shëmtuar me fanelën blaugrana ku përfshihet edhe operacioni që e mbajti 4 muaj jashtë fushave të lojës, erdhi sezoni pasardhës, edhe ky me mungesë të vazhdueshmërisë për shkak të problemeve fizike.

Në vitin e tij të tretë, kur u duk se po e merrte rolin e tij në ekip, një dëmtim I ri në bicepsin femoral shkatërroi shpresat e tij. Kurse tani, në momentin që po priste të merrte dritën jeshile nga mjekët për të luajtur ndeshjen e Kupës ndaj Bilbaos, sulmuesi francez bëri një hap prapa në riaftësimin e tij pasi ndjeu sërish dhimnhje në pjesën e pasme të këmbës së djathtë që e detyruan atë të linte stërvitjen përgjysmë, gjë që u konfirmua edhe nga vetë klubi katalanas.

Ekzaminimet mjekësore e përjashtuan dëmtimin e bicepsit, por evitentuan një mbingarkesë si fryt I lodhjes muskulare dhe te Barcelona flitet për një  mungesë të tij në fushat e lojës për të paktën edhe 15 ditë, që do të thotë se shanset e Dembelesë që të jetë në sfidën e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Napolit reduktohen ndjeshëm

Sfidanti.al