Dëgjojeni Higuain: Dua t’I gëzohem Juventusit dhe të respektoj kontratën

Gonzalo Higuain ia doli të qëndrojë te Juventusi dhe ai dëshiron të bëjë këtë deri në fund të kontratës së tij me Zonjën e Vjetër, edhe pse e tundon jo pak ideja për të mbyllur karrierën e tij te River Plejt.

‘River Plejtit nuk ia mbyll derën dhe për më tepër tifozët e kësaj skuadre gjithnjë janë sjellë shkëlqyeshëm me mua-tha Higuain në një intervistë për Fox Sports-por unë kam edhe 2 vjet kontratë me Juventusin, më pas të shohim se cfarë do të ndodhë. Në këtë moment mendoj t’I gëzohem eksperiencës me bardhezinjtë dhe të respektoj kontratën. Nuk e mendoj largimin’.

Higuain foli edhe për tërheqjen nga kombëtarja argjentinase vendim të cilin ai e bëri të ditur në muajin mars.

‘Për mua mbetet dicka shumë e rëndësishme-vijoi Higuain-me fanelën e Argjentinës kam jetuar momente intensive, të bukura dhe të shëmtuara, më pas vendosa të tërhiqem. Cfarë do të ndodhte po të ishte VAR në Botërorin e Brazilit? Është e kotë të shohësh nga e kaluara, por mendoj se  gjërat do kishin shkuar ndryshe. Kam luajtur shumë vjet me kombëtaren dhe gjithnjë jam përpjekur të jap maksimumin. Kam një vajzë shumë të bukur dhe tani kam më shumë kohë që t’I dedikoj asaj. Largimi nga Kombëtarja më jep mundësinë që të jem më I qetë’.

Sfidanti.al