De Rossi qëndron në Argjentinë, rinovon me Bokan deri në 2021

Aventura e Daniele De Rosit në Argjentinë do të vazhdojë. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja ‘Ole’, mesfushori italian do të shfrytëzojë klauzolën e kontratës së tij me Boca Junior për rinovimin e saj deri në dhjetor të vitit 2021. Boca Juniors u eliminua në Kupën Libertadores në gjysmëfinale, por në kampionatin argjentinas për momentin është në krye të renditjes

Sezoni I parë I De Rosit në Argjentinë, duke marrë parasysh edhe dëmtimet, deri tani nuk ka qenë shumë entuziazmuese, madje u fol edhe për një rikthim të tij në Itali që në muajin janar. Por drejtuesit e Bocas shohin te ish kapiteni I Romës një figurë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes, në gjendje që të rrisë cilësinë e skuadrës.

Sfidanti.al