De Jongu, akord me Barcelonën, por Ajaksi nuk është i kënaqur

Je futbollist nga Holanda? E ke vendin tek Barcelona. Që nga koha e Johan Krujfit dhe Johan Neskensit, kjo u bë një formulë e pandryshueshme, veçse nuk do të jetë e lehtë që Frenki De Jong të ndjekë gjurmët e patriotëve të tij si Overmars, Kuman, De Bur, Kluivert e shumë të tjerë.

Jo se 21-vjeçari nuk ka dëshirë, përkundrazi, gazeta katalanase “Sport” shkruan se ai ka arritur një marrëveshje të plotë me Barçën, por është klubi i tij që mbetet i pakënaqur. Ajaksi ka bërë me dijë sesa dëshiron për kartonin, plot 75 milionë euro, ndërsa “Sporti” shkruan se nga Spanja vijnë vetëm 60 milionë.

Si i bëhet? Të presim e të shohim, sepse “pas dere” janë edhe Bajerni, Paris SG, Mançester Siti! Një garë e fortë, por për një lojtar që ia vlen, pasi De Jongu quhet talenti më i madh i futbollit holandez, sot për sot.

Sfidanti.al