De Jong I hap dyert e Barcelonës, De Ligtit: Do vijë në pak kohë

E ardhmja e Matejs De Ligt do të jetë te Barcelona. Është I bindur për këtë mesfushori I skuadrës katalanase që ka luajtur bashkë me mbrojtësin e Juventusit te Ajaksi.

‘De Ligt mori vendimin e tij për të shkuar te Juventus dhe në përgjithësi gjërat po I shkojnë mirë-tha De Jong në një intervistë për të përditshmen holandeze ‘De Telegraaf’-por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të vijë te Barcelona brenda pak viteve’

De Ligt shkoi te Juventus verën e kaluar duke I lënë mënjanë zërat që e conin atë te Barcelona. Por gabimet e tij në mbrojtje kanë bërë që në Itali të ngrihen shumë dyshime për të, ndërsa në krahun tjetër De Jong e përkufizoi pozitiv vitin e tij të parë, por ai nuk harroi të bëjë ndonjë kritikë për skuadrën e tij.

‘Duhet të përmirësohemi-tha De Jong-ndonjëherë shfaqemi jokonstantë. Një ndeshje e luajmë mirë, por në tjetrën pyesim veten se ku është kjo lojë e mirë’

Sfidanti.al