De Gea dhe Mesi kanë një ide, darkë me shokët për unitetin!

Njëri nuk e ka shiritin në krah, ndërsa tjetri është kapiten i skuadrës, por zgjodhën të sillen njësoj përballë një krize. Portieri i Mançester Junajtidit, David De Gea, dhe superylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ftuan shokët e skuadrës për darkë, ndërsa rezultatet dhe paraqitjet nuk kanë qenë nga më të mirat. De Gea e bëri këtë pasi Junajtidi u kualifikua me shumë vështirësi në Kupën e Ligës ndaj Roçdejlit të kategorisë së tretë, ndërsa Mesi pas suksesit 2-1 të Barçës ndaj Vijarrealit, fitore që nuk bindi shumë.

Pati një dallim në darkat e dy ekipeve, pasi tek anglezët munguan shumë lojtarë, ndërsa te katalanasit ishte thuajse e gjithë skuadra. Media britanike shkruan se disa emra të rëndësishëm si Pogba, Megajer, Jang, Xhons, Romero apo Roho nuk iu përgjigjën thirrjes, por kjo ndoshta sepse ishte e enjte, ditë pushimi, dhe ata deshën ta hiqnin mendjen nga futbolli, për t’u përqëndruar diku tjetër. Barça e pati darkën që të mërkurën, i pari në restorant u paraqit Mesi, dhe aty u diskutua sesi të kthehej për mbarë një sezon i vështirë.

Sfidanti.al