David Silva përshëndet Manchester City: Shkoj te Lazio për të synuar fitoren e kampionatit

Ashtu sikurse një nga assistet e tij. I saktë për të qëlluar në shenjë. David Silva nuk u erdhi rrotull fjalëve dhe në darkën me shokët e skuadrës te Manchester City për të festuar kualifikimin për në cerekfinale të Ligës së Kampioneve, spanjolli 34 vjecar zbuloi projektet e tij menjëherë pas largimit të Citizens duke mos hezituar të konfirmojë kalimin te Lazio duke bërë të ditur edhe objektivin e tij ambicioz.

‘Do të tentojmë të fitojmë kampionatin-ishin fjalët e përdorura nga mesfushori spanjoll. Pasi eliminoi Realin e Madridit nga Champions, Manchester City do të tentojë fitoren e Ligës së Kampioneve që do të ishte edhe mbyllja më e bukur e një lidhjeje 10 vjecare sic është ajo e David Silvës me Citizens.

Sfidanti.al