Dani Olmo zgjedh Gjermaninë, zyrtarisht lojtar i Leipzigut

Dani Olmo zgjedh Gjermaninë për të vijuar karrierën e tij. Leipzig zyrtarizon transferimin e futbollistit spanjoll nga Dinamo e Zagrebit me skuadrën gjermane që pderdhi në arkat e klubit kroat 30 milionë Euro për kartonin e tij, shifër së cilës i shtohen edhe bonuse të tjera në bazë të objektivave që do të arrihen  për ta cuar atë në 45 milionë Euro.

Olmo firmosi tashmë me Leipzigun një kontratë 4 vjecare deri në 2024 dhe do të mbajë fanelën me numrin 25. në këtë mënyrë, Leipzigu arriti të fitojë garën me disa prej klubeve më të rëndësishëm në Evropë për shërbimin e futbollistit spanjoll dhe mes tyre ishin edhe atletico Madrid e Barcelona.

‘Sigurisht, e di trajektoren e rritjes së Leipzigut në vitet e fundit-tha Dani Olmo-është një klub tërheqëes me lojtarë të rinj në përbërje. Mua më bind filozofia e këtij klubi për të aktivizuar talentet e reja dhe për t’u dhënë atyre të gjithë besimin. Dëshiroj që të integrohem sa më shpejt dhe të nis aktivizimin me  skuadrën time’.

sfidanti.al