Dani Alvesh i pakënaqur; Pas Juventusit, kritikon PSG dhe mbron Nejmarin

Dani Alvesh nuk kujtohet për mirë te Juventusi. Braziliani qëndroi vetëm sezon te Zonja e Vjetër; në 2016/17 duke e ndihmuar këtë skuadër të arrijë finalen e Ligës së Kampioneve, përpara se të shprehte ndonjë shqetësim madje u largua duke lëshuar disa shigjeta të hidhura.

‘Te Juventusi nuk argëtohesha-tha Dani Alvesh-futbolli italian duhet të ndryshojë, të marrë shembull nga Napoli’.
Tani i takon Paris Sën Zhermenit që të dëgjojë kritikat e mbrojtësist të djathtë i cili nuk është aspak i kënaqur me punën e bërë nga drejtuesit e skuadrës në këtë sezon, sidomos në lidhje me cështjen Nejmar.
‘E di si fitohet dhe e di sesi humbet-tha Dani Alvesh-kur them se dicka shkon mirë do të ishte bukur që të më pasonin jo sepse di më shumë gjëra se të tjerët, por sepse kam përjetuar shumë momente’
Eliminimi në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve ka lënë shenjë dhe klubi po mendon për një revolucion në merkaton e vereës

‘Është e nevojshme që të dëgjohen ata që kanë kaluar situata të tilla dhe të besohet te eksperienca e tyre-vijoi Dani Alvesh-unë kam fituar gjithcka dhe flas për atë që kam jetuar’
Kontrata e Dani Alvesh me Paris Sën Zhermenin skadin në 30 qershor dhe askush nuk e di se ku do të luajë braziliani sezonin e ardhshëm. Por pasiguri ka edhe rreth të ardhmes së bashkëkombasit të tij, Nejmar i cili merret në mbrojtje nga Dani Alvesh.

‘Këtu disa lojtarë nuk e kuptojnë Nejmarin-tha Dani Alvesh-është dikush me të cilin je në fushën e lojës gjatë gjithë kohës që të jep atë cfarë nuk ke. Jepi topin Nejmarit dhe ai e di cfarë bën. Nejmar ështtë një futbollist që sjell shumë njerëz në stadium. Njerëzit paguajnë biletë për të parë spektakël. Nëse Messi të Barcelona do humbiste një top, të gjithë do të vraponim si të cmendur për ta rifituar e për t’a ridhënë atë.

sfidanti.al