Cristiano Ronaldo, tani po, gati për t’u kthyer në Torino

Pas alarmit fals të disa ditëve më parë, kur rikthimi i tij dukej si fakt i kryer, por që më pas u përgënjeshtrua, këtë radhë, Cristiano Ronaldo është me të vërtetë gati për t’u kthyer në Torino. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Tuttosport’ sipas së cilës, ylli portugez do të jetë në Itali brenda fundjavës, pra me pak fjalë është cështje ditësh.

Kjo edhe sepse, lojtarët që vijnë nga jashtë do të jenë të detyruar që të qëndrojë në karantinë, ndërkohë që të gjithë në Itali janë në pritje të dispozitave qeveritare për rifillimin në 18 maj të stërvitjeve

Fakti është që Ronaldo është vërtet gati që të lëjë Portugaline ku vijoi stërvitjen në mënyrë private në muajin e fundit dhe t’i përgjigjet thirrjes së Juventusit për t’u bashkuar me skuadrën. Në fakt Zonja e Vjetër nuk ka lajmëruar zyrtarisht për grumbullim, por kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kjo edhe sepse, nuk janë të paktë lojtarët e huaj te Juventusi që kanë lënë Italinë. Përjashtim bën vetëm Pjanic, që është kthyer tashmë në Torino.

Sfidanti.al