Covid në Spanjë, Barcelona-Napoli për momentin s’rrezikohet

Në 8 gusht është parashikuar që të luhet ndeshja e kthimit e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe napolit në Camp Nou.Është një ndeshje që padyshim do të luhet me dyer të mbyllura dhe ku do të zbatohet me rigorozitet protokolli sanitar i autoriteteve. Por rritja e numrit të rasteve me coronavirus në zonën e Barcelonës ka bërë që të ngrihen dyshime pasi gjithcka është në varësi të evoluimit të situatës.

Për momentin zhvillimi i ndeshjes nuk është në rrezik, por masat e marra nga autoritetet katalanase këtë të premte kanë ngjallur jo pak shqetësime. Autoritetet kanë vendosur të aplikojnë të njëjtat masa si ato që po zbatohen në 3 lagje të Hospitalet, masa që do të qëndrojnë në fuqi në 15 ditët e ardhshme dhe që pretendohen që të frenojnë pandeminë coronavirus. Janë 13 bashki të prekura mes të cilave edhe ajo e Barcelonës. Qytetarët do të duhet të qëndrojnë të mbyllur përvecse rasteve kur u duhet me cdo kusht që të dalin. Po kështu është ndaluar grumbullimi I më shumë se 10 personave dhe kufizohet numri i personave në bare e restorante.

Sfidanti.al