Covid dhe teoritë konspirative, Stoichkov: Coronavirusi? Është biznes…

Kur flet Hristo Stoichkov është mirë që ta dëgjosh me kujdes.Ish sulmuesi bullgar në një intervistë të gjatë për Infobae e përqendron vëmendjen te Barcelona, Messi dhe…coronavirusi, për këtë të fundit që bën një deklaratë që padyshim do të hapë diskutime teksa flet për konspiracion.

‘Është një virus i menduar mirë për persona specifike, ka provokuar trombozë dhe infarkte, ka brenda disa materiale vë përzgjedhura mirë-tha Stoichkov-të shohim nëse me vaksinën kjo cështje do të zgjidhet menjëherë. Unë bëj 3fishin e kujdesit të mëparshëm. Nuk e mendoj veten ndryshe sepse jam Stoichkov. Ka njerëz që thonë se nuk ekziston, por flasin vetëm për të thënë dicka. Askush nuk thotë të vërtetën; është një biznes’

Përsa i përket Lionel Messit, për Stoichkov argjentinasi nuk do të largohet kurrë nhga Barcelona pavarësisht problemeve me klubin

‘Messi është një mit, më i madhi i të gjithëve-shtoi Stoichkov-por si të gjithë të tjerët edhe ai ka nevojë për persona që mund ta ndihmojnë, duhet të dije se cfarë skeme do të përdoret. Por në Amerikën Latine nuk duhet të krijojnë iluzione, do të mbyllë karrierën te Barcelona, ka ADN blaugrana, Klubi kapet pas tij, por duhet të bëjë një përpjekje për të përmirësuar skuadrën. Sa më e mirë skuadra, aq më i lumtur është Messi’.

Sfidanti.al