Covid dhe te FIFA, prek presidentin Gianni Infantino

Covid-19 troket edhe në dyert e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Presidenti i këtij institucioni, Gianni Infantino rezultoi pozitiv me coronavirus nga testet e kryera lajm që u konfirmua nga vetë FIFA nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në këtë komunikatë theksohej se numri 1 i futbollit botëror që kishte simptoma të lehta, menjëherë hyri në vetëizolim dhe do të qëndrojë në karantinë për të paktën 10 ditë.

Ndërkaq të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me presidentin Infantino janë njoftuar  për pozitivitetin e tij dhe u është kërkuar që të marrin masat e nevojshme.

‘FIFA i uron me zemër presidentit Infantino një shërim të shpejtë-mbyllte komunikatën e saj qeveria e futbollit botëror.

Sfidanti.al