Coutinho ka ende pretendentë; PSG e disa klube të mëdha angleze

Philippe Coutinho ka ende pretendentë në merkaton e transferimeve, pavarësisht faktit se Bayerni ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit nga Barcelona për 120 milionë Euro

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja britanike ‘Daily Express’ janë 5 klube të rëndësishme të Premier Leagues që kanë shfaqur interesin për të marrë në radhët e tyre futbollistin brazilian. Bëhet fjalë për 2 skuadrat e Manchesterit, United dhe City, Liverpool ku Coutinho dha versionin më të mirë të tij si dhe Tottenham që e kërkoi edhe verën e kaluar por nuk e konkretizoi ofertën për lojtarin te Barcelona

Po kështu, interes për Coutinhon ka shfaqur edhe Paris Saint Germaini me brazilianin që mund të rezultojë elementi kyc për Barcelonën për të kthyer Neymarin në Camp Nou verën e ardhshmë. Sipas ‘Le10Sport’, skuadra kampione e Francës e sheh me sy të mirë ardhjen e Coutinhos, ndërkohë që perfaqeësuesit e tij mendojnë se edhe vetë Coutinhos I pëlqen kjo ide. Pasi është aktivizuar në Angli, Itali, Spanjë e Gjermani, brazilianit I mbetet të provojë një aventurë edhe në ligën franceze

Sfidanti.al