Courtois kthehet në Madrid, pa luajtur me Belgjikën

Thibaut Courtois është në Madrid. Portieri i Realit u kthye në kryeqytetin spanjoll duke lënë grumbullimin me Belgjikën pa luajtuar fare. Sipas të përditshmes spanjolle AS, portieri arriti marrëveshjen me trajnerin Martinez për t’u larguar nga grumbullimi pasi dëshiron që të kryejë fazën përgatitore me Realin e Madridit. Për këtë arsye Martinez në listën e të grumbulluarve kishte përfshirë 4 portierë

Ditën e premte, Courtois nuk u ngjit në avion me skuadrën belge për ndeshjen me Danimarkën ku këtë të shtunë do të luajë sfidën e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Një praktikë e tillë është dicka e zakonshme për Belgjikën e Roberto Martinez që kërkon të diskutojë me lojtarët edhe kur bëhet fjalë për motivet  që e shtyjnë ata të mos luajnë.

Courtois nuk do të jetë në dispozicion të Belgjikës jo vetëm në sfidën me ?Danimarkën, por edhe në atë ndaj Islandës në 8 shtator. Për më tepër, grumbullimi i Courtois me Red Devils u shoqërua edhe me një polemikë rreth coronavirusit. Në median belge u publikua lajmi se portieri kishte dalë pozitiv me Covid 19, një lajm që shkaktoi pakënaqësi te vetë futbollisti dhe Federata Belge e Futbollit dhe po atë ditë Courtois u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Sfidanti.al