Coronavirusi, titulli I Premier Leagues I duhet dhënë….Crystal Palace; Presidenti shpjegon

Edhe pse në Premier League nuk ka dyshime se cila skuadër do të jetë kampione e vendit, me Liverpoolin që është në krye me një avantazh të ndjeshëm kundrejt rivalëve, ndalesa e kampionatit e imponuar nga coronavirusi ka krijuar jo pak polemika  nëse do të jepet titulli apo do të vazhdojë kampionati,

Për këtë arsye, duke parë situatën, ka persona sic është presidenti I Crystal Palace, Steve Parish, që ka dashur të bëjë shaka në rrjetet sociale me një ide të re; titulli të jepet në bazë të klasifikimit pas 3 ndeshjeve të fundit; një mënyrë e vecantë për të triumfuar në Premier League dhe motivin e gjen në rezultatet e klubit. Në fakt Crystal Palace do të shpallej kampion pasi ka grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit. ‘Ja një zgjidhje e arsyeshme-tha Steve Parish në Tëitter në mënyrë ironike duke vënë në dukje klasifikimin e vecantë që e shihte skuadrën e tij në krye me 3 fitore.

Sfidanti.al