Coronavirus, UEFA, tolerime për Fair Play Financiar

Emergjenca coronavirus ‘frenon’ edhe rregullat e Fair Play Financiar. Komiteti Ekzkekutiv I UEFA duke parë situatën e krijuar vendosi që të pezullojë të gjitha normat përsa u përket licencave që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe vlerësimin e deklarimeve të ardhshme financiare të klubeve, në mënyrë ekskluzive për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA në sezonin 2020/21

Sipas burimeve të UEFA për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë e nevojshme për klubet që të prezantojnë bilancet e tyre që gjithsesi do të përllogaritet për barazimin e rezultatit financiar të 3 vjecarit. Për më tepër në ekzaminimin e situatës financiare të klubit do të merren parasysh rrethanat e jashtëzakonshnme të krijuar nga kjo emergjencë shëndetësore.

Sfidanti.al