Coronavirus, propozimi I Napolit: Të shtyjmë Kupën e të luajmë kampionatin

Ndërsa polemikat për shtyrjen e ndeshjeve të Serisë A për shkak të coronavirus vijojnë, nga Napoli vjen një propozim që mund të sjellë reflektim. Për të evituar minimin e normalitetit të Serie A, shefi për Marrëdhëniet me Publikun I skuadrës së Napolit, Nicola Lombardo bëri propozimin për shtyrjen e ndeshjeve të Kupës së Italisë për t’u dhënë hapësire atyre të Serie A.

‘Kërkojmë që të vijojet kampionati, dy ndeshjet e Kupës së Italisë mund të shtyhen fare mirë për në muajin maj-tha Lombardo-jemi përballë një emergjence botërore dhe duhet të respektojmë vendimet, por futbolli është një industry që duhet mbrojtur. Ne ky opsion na duket zgjidhja më e drejtë, po kërkohet të falsifikohet sa më pak kompeticioni. U shtynë ndeshje, do të ishte më e drejtë për mbrojtjen e kampionatit dhe të skuadrave  që Juventus-Inter të luhet të mërkurën dhe 2 gjysmëfinalet e Kupës të luhen në muajin maj

Sfidanti.al