Coronavirus, Juventus , vetëm 3 raste pozitive; të tjerët të gjithë negativë

Pas lajmit për pozitivitetin me coronavirus të Paulo Dybalës dhe të dashurës së tij Oriana, te Juventus erdhi dita e lajmeve të mira; klubi bardhezi në fakt mori rezultatet e testeve me tampon të bëra ndaj të gjithë futbollistëve dhe 3 të vetmit që kanë rezultuar pozitivë janë Daniele Rugani, I pari futbollist I Serie A që doli me Covid-19, Blaise Matuidi dhe pikërisht Dybala

Edhe Cristiano Ronaldo e kreu testin me tampon për coronavirus, por e bëri në Madeira me portugezin që rezultoi negative ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës që janë jashtë Italisë dhe është gjithnjë në kontakt me Juventusin. Kur Ronaldo, Pjanic, Khedira, Higuain dhe Douglas Costa do të kthehen në Torino, do të duhet që të qëndrojnë në izolim për një periudhë kohe

Sfidanti.al