Coronavirus, Fellaini futbollisti I parë pozitiv në Kinë

Marouane Fellaini është futbollisti I parë I Super League Kineze që rezulton pozitiv me coronavirus. Autoritetet kineze shpjeguan se mesfushori I Shandong Luneng doli pozitiv të testin me tampon të zhvilluar në 20 mars, ditë kur mbërriti me tren në Jinan, provincë e qytetit Shandong

‘Të dashur miq, bëra testin për coronavirusin dhe jam pozitiv-shkruante Fellaini në Instagram-aktualisht jam kthyer në Kinë dhe unë po kurohem në spital. Mund t’ju siguroj se gjithcka po shkon mirë. Falenderoj tifozët, stafin mjekësor dhe klubin për kujdesin dhe vëmendjen. Do të ndjek trajtimin dhe shpresoj që të kthehem në fushën e lojës sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutem qëndroni në shtëpi’.

Sfidanti.al