Coronavirus, edhe në Argjentinë mendohet pezullimi përfundimtar i futbollit

Pas Eredivisie, një tjetër kampionat futbolli mund të ndërpritet përfundimisht, ai argjentinas. Lajmi publikohet nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës, Federata Argjentinase e Futbollit, AFA po mendon seriozisht që të mos e rifillojë pjesën e mbetur të aktiviteteve për vitin 2020.

Në këtë pikë Boca Juniors do të shpallet kampion e vendit, ndërkohë që në Copa Libertadores do të kualifikohen 4 skuadrat e para në klasifikim që janë Boca Juniors, River Plate, Racing dhe Argentinos Juniors. Po kështu nëse ndërpritet kampionati, nuk do të ketë rënie nga kategoria, ndërkohë që kampionati i ri do të niste në janar të 2021  me 26 skuadra, 24 aktualet dhe 2 që do të vijnë nga  Primera Nacionl, Divizioni i dytë i kampionatit argjentinas.

Sfidant.al