Coronavirus, Dybala: Jam mirë,jam në izolim vullnetar; jo fakenews!

Pas Ruganit, u fol se edhe Paulo Dybala rezultoi pozitiv me coronavirus. Por shumë shpejt u përgënjeshtrua gjithcka nga Juventusi si dhe vetë futbollisti nëpërmjet një mesazhi të postuar në profilin e tij në rrjetin social Twitter duke konfirmuar se është në gjendje të mirë dhe se është në izolim vullnetar duke e përkufizuar fakenews lajmin e publikuar për pozitivitetin e tij.

‘Mirëdita të gjithëve-shkruante Dybala-dua të konfirmin se jam mirë dhe jam në izolim vullnetar(ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e skuadrës pas pozitivitetit të Ruganit). Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet, uroj që edhe ju të jeni mirë. T’u themi ‘Jo’ fakenews!’.

Sfidanti.al