Coronavirus, dhurata e Sergio Ramos; 264 mijë maska, 15 mijë teste tamponi

Emergjenca coronavirus është shfaqur me forcë edhe në Spanjë ku sigurisht kampionatet janë pezulluar. Në ndihmë të vendit të tij ka ardhur edhe Sergio Ramos , që sipas bashkëshortes AS bashku me bashkëshorten e tij Pilar Rubios nëpërmjet UNICEF për të cilin ai është ambasador  ndërkombëtër, dhuroi 264 571 maska dhe 15 mijë teste për të zbuluar Covid-19, përvec 1000 apareteve të tjerë mbrojtës. Është kjo nisma e radhës e bërë nga një personalitet sportive për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Edhe Pep Guardiola ka dashur të ndihmojë Katalonjën e tij teksa dhuroi 1 milionë euro që do të jenë në pajisje mjekësore, si maska, respiratorë, doreza, desinfektantë. Të gjitha materialet do të shpërndahen në të gjithë territorin katalanas.

Padyshim që nuk mund të mungonin në këtë fushatë as dy yjet e fubollit botëror, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. Kapiteni I Barcelonës dhuroi 1 milion Euro, një pjesë e të cilëve shkoi për Hospital Clinic në Barcelonë dhe pjkesa tjetër për spitale në Argjentinë. Ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes dhuroi materiale mjekësore për Spitalin San Antonio në Porto dhe dy spitale në Lisbonë.

Sfidanti.al