Coronavirus, Cannavaro tregon eksperiencën e Kinës në luftën me Covid-19

Kina ishte vendi I parë që u godit nga Coronavirusi dhe  vendi I parë që ndoshta po e kalon këtë emergjencë. Situara në Kinë duket se është përmirësuar ndjeshëm dhe këtë e vërtetojnë edhe fjalët e Fabio Cannavaros, trajnerit të skuadrës së Guangzhou Evergrande që foli në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Mundo Deportivo’.

‘Tani këtu cdo gjë është thuajse normale, sheh njerëz në restorante pa maska-tregon Cannavaro-në Kinë e mundën pandeminë sepse ndoqën rregullat e autoriteteve dhe e bënë të gjithë së bashku. Policia mund të vijë në cdo moment për të verifikuar nëse je në shtëpi e për të matur temperaturën. Tani mendimet e mia shkojnë për Italinë dhe të afërmit e mi’

Ish mbrojtësi I përfaqësueses italiane nënvizoi se në Kinë u bë e mundur përballja me coronavirusin falë masave të ashpra të aplikuara me skrupolozitet.

‘Këtu ia dolën të mposhtin Coronavirusin dhe nuk duan të infektohen përsëri-shtoi Cannavaro-tani këtu cdo gjë është thuajse normale. Një muaj para nuk shihej askush nëpër rrugë, vetëm policia e ambulance. Të gjithë qëndruan në shtëpi, është e vetmja gjë që duhet bërë’.

Sfidanti.al