Copa Libertadores, rikthimi në muajin shtator

Kupa Libertadores është drejt rikthimit në muajin shtator, por pa dashur të rrezikojnë shumë dicka që e thekson presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez.

‘Do të jepet një përgjigjje e koordinuar, koherente dhe e përgjegjshme në mënyrë që rikthimi i futbollit të ndodhë me garancitë maksimale për të gjithë-tha Dominguez-do të duhet të vlerësohen vendimet e cdo shteti në lidhje me masat kufizuese për të frenuar pandeminë’.

Problemi kryesor ka të bëjë me spostimet e skuadrave dicka që e pohon Drejtori i Zhvillimit në CONMEBOL, Gonzalo Belloso

‘Problemi kryesor lidhet me udhëtimet e skuadrave dhe aeroportet-tha Belloso-po punojmë bashmë me qeveritë. Nuk do të rrezikojmë jetën e njerëzve’.

Turneu më i rëndësishëm për klubet në kontinentin amerikanolatin është pezulluar në muajin mars për shkak të pandemisë coronavirus, ndërkohë që Copa America që duhej të zhvilliohej këtë vit është shtyrë për në 2021.

Sfidanti.al