Copa America 2020; Argjentina, menjëherë sfidë me Kilin

Mbrëmjen e së martës u ngrit sipari I edicionit të 47 të Copa America që do të zhvillohet verën e ardhshme, në të njëjtën periudhë me Euro 2020. Në Kartahena të Kolumbisë u hodh shorti I fazës së grupeve për një kompeticion që për herë të parë do të zhvillohet në 2 vende Argjentinë dhe Kolumbi nga 12 qershori deri në 12 korrik.

Ceremonia e hedhjes së shortit nisi me prezantimin e maskotës së evenimentit, Pibe që mori mbi 200 mijë preferenca. Copa America e 2020 do të jetë mundësia e radhës që I jepet Lionel Messit për të fituar një trofe me fanelën e Argjentinës pasi dështoi ne 3 finale kontinentale në 2007,2015.2016 dhe 1 botërori 2014

Në fazën e parë 12 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në2 grupe me nga 6 skuadra dhe 4 të parat e cdo grupi kalojnë në cerekfinale. Në Grupin A, Argjentina do të ketë si kundërshtarë Kilin, Uruguajin, Australinë, Bolivinë dhe Paraguajin. Ndërsa në Grupin B, Brazili kampioni në fuqi I Amerikës Latine do të masë forcat me Kolumbinë, perunë, Katarin, Venezuelën dhe Ekuadorin.

Ndeshja e hapjes së Copa America do të jetë në 12 qershor në Monumental të Buenos Airesit dhe do të jetë një përballje gjigandësh pasi do të jetë një sfidë mes Argjentinës dhe Kilit, ndërsa finalja do të luhet në 12 korrik në Barankila

Sfidanti.al