Conte hyn në rrjetet sociale; Trajneri i Interit me profil në Instagram

Antonio Conte zbarkon në rrjetet sociale. Trajneri i Interit krijoi profilin e tij në Instagram @antonioconte  që u bë aktiv pas mesditës së kësaj të henë duke vendosur t’u tregojë botën e tij të gjithë tifozëve, jo vetëm interistëve.

Edhe pse ka spikatur si një komunikues i aftë në publik, Antonio Conte iu rezistoi si mundi rrjeteve sociale, por tani falë Instagramit cdokusht ka mundësi të shohë botën contiane me trajnerin e zikaltërve që shpreson të ndajë shumë gëzime e festa të cmendura për golat e shënuar nga Interi  me ndjekësit e tij.

Të shohim nëse Antonio Conte do të jetë kaq karizmatik edhe në rrjetet sociale.

Sfidanti.al