Coltescu thyen heshtjen: Nuk jam racist, kush më njeh e di këtë

Me kalimin e orëve pozicioni i Sebastian Coltescut komplikohet pas frazës raciste të thënë në drejtim të zëvendëstrajnerit të Basaksehir,Pierre Webo në sfidën me Paris Saint Germainit sfidë që u pezullua për t’u shtyrë këtë të mërkurë. Gjyqtari rumun rrezikon që të pezullohet përjetë dhe të ndërpresë në këtë mënyrë karrierën e tij që ka nisur prej 16 vitesh, një karrierë gjatë së cilës ka përjetuar probleme personale dhe drama familjare.

Ndërkaq, rumuni një ditë pas incidentit të ndodhur në Parkun e Princave theu heshtjen duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve. ‘Nuk do të lexoj asnjë gazetë këto ditë. Përpiqem vetëm të jem i zoti-tha Coltescu-kush më njeh e di se nuk jam racist, të paktën kjo.

Ndërkaq, në Rumani media ngre dyshime për personin që ka thënë frazën raciste, madje kanë qenë vetë turqit që kanë thënë fyerje diskriminuese në drejtim të arbitrave.  Është portali Fanatik që e bën të ditur këtë duke shtuar misterin e asaj cfarë ndodhi në mbrëmjen e së martës

Sipas këtij portali, ai të tha frazën: ‘ai zezakut atje, ai zezaku. Nuk është i mundur një gjest i tillë. Shko identifikoje atë zezakun’ ishte arbitri anësor Octavian Sovre dhe jo gjyqtari i katërt. Për të arritur në këtë përfundim, Fanatik foli me disa ish arbitra të cilët në mënyrë unanime thanë se zëri që dëgjohet në regjistrim është ai i anesorit. Por jo vetëm kaq, sipas portalit gjesti i anësorit në drejtim të Hategan ishte për faktin se kishte dëgjuar disa persona nga pankina e Basaksehir të cilët që nga fillimi i ndeshjes bërtisnin: ‘gypsy, gypsy’(ciganë, ciganë) në drejtim të arbitrave

Sido që të jetë, pavarësisht kush e nisi të gjithë këtë, ajo cfarë ndodhi ishte një incident i rëndë në një arenë ndërkombëtare sic është një ndeshje e Ligës së Kampioneve.

Sfidanti.al