Chelsea shkarkon Lampard; Tuchel pritet ta zëvendësojë

Me një postim në rrjetin social Twitter, Chelsea bëri të ditur se Frank Lampard është shkarkuar  nga detyra e tij e trajnerit. Anglezit 42 vjecar nuk i mjaftoi kualifikimi për në raundin e ardhshëm të FA Cup pas fitores me Luton 3-1 për të qëndruar në postin e tij.

Roman Abramovich nuk i pëlqeu aspak që të shohë skuadrën e tij të zbresë në vendin e nëntë në klasifikimin e Premier League, 11 pikë më pak se Manchester United  kryesues e për më tepër, Chelsea vjen pas 5 disfatave në 8 ndeshjet e fundit. Në këtë pikë Chelsea duket se e ka gjetur pasuesin e Lampard dhe bëhet fjalë për Thomas Tuchel që në javët e fundit u shkarkua nga Paris Saint Germain

Drejtuesit e Chelseat u bënë protagonistë në merkato teksa shpenzuan 250 milionë Euro teksa blenë futbollistë si Havertz, Ëerner, Thiago Silva, Chilëell dhe Ziyech dhe e gjithë kjo ndodhi në një moment kur të gjithë klubet po përballen me një krizë të fortë ekonomike për shkak pandemisë coronavirus.

Sfidanti.al