Zhoze Murinjo dhe gjesti i tij; për ‘The Sun’ ishte pa klas

Zhoze Murinjo është dalluar gjithnjë për gjestet e tij provokuese dhe kjo u pa edhe në përfundim të sfidës mes Mancester Junajtid dhe Juventusit në Torino për Ligën e Kampioneve të cilën Djajtë e Kuq e fituan me përmbysje 2-1. pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Murinjo festoi fitoren e skuadrës së tij duke iu drejtuar tifozëve juventinë me dorën e vendosur në vesh pas fërshëllimave dhe fyerjeve që kishte marrë prej këtyre të fundit gjatë gjithë ndeshjes për shkak se në të kaluarën ai ka qenë në stolin e Interit. Leonardo Bonuçi, që ishte tejmase i irrituar, u përpoq që ta ndalte portugezin, që në raste të tilla është  pothuajse e pamundur të frenohet

Vetë Murinjo foli për atë cfarë ndodhi në përfundimin e ndeshjes dhe gjestin e tij duke mos e fshehur indinjatën kundrejt tifozëve të Juventusit.

‘Nuk i ofendova tifozët e Juventusit, ishin ata qe më ofenduan mua-tha Mourinho-gjatë ndeshjes unë e harrova që kam qenë pjesë e Interit, kurse ata jo’.

Ndërkaq në Angli, kishte nga ata që e miratuan gjestin e trajnerit të Mancester Junajtid, por kishte dhe nga ata që bënë krejtësisht të kundërtën. Është ky rasti i tabloidit ‘the Sun’ që në faqen e parë të tij kishte publikuar artikullin ‘Pa Klas’ si dhe foton e gjestit të Murinjos që padyshim nuk lë shumë vend për interpretime.

sfidanti.al