Ylli i Dortmundit, Mukoko, prapa liste në Champions, por edhe mund të luajë!

Në Gjermani janë habitur se përse një supertalent i tillë nuk është regjistuar në atë që quhet lista B e lojtarëve për Ligën e Kampionëve. Jusufa Mukoko cilësohet si ylli më premtues i krejt futbollit gjerman, në 20 nëntor mbush 16 vjeç, por Dortmundi nuk e ka vendosur në listë për në Champions. Sipas rregullave të UEFA-s, në moshën 16-vjeçare ai mund të luajë në garën kryesore të klubeve në Europë. Revista “Kiker” sqaron se UEFA nuk e lejoi Borusian që ta shënonte emrin e Mukokos, por nga ana tjetër lejon që çdo klub të regjistrojë lojtarë gjatë vitit, deri në mesnatën përpara ditës së ndeshjes së radhës. Pas 20 nëntorit, kur Mukoko të jetë 16 vjeç, Dortmundi ka tri ndeshje grupi në Champions, ndaj Bryzhit (24 nëntor), Lacios (2 dhjetor) dhe Zenitit të Shën Peterburgut (8 dhjetor), pra Mukoko sërish mund të regjistrohet dhe të luajë. Gjithashtu, ai mund të luajë në Bundesligë pas 20 nëntorit.

Sfidanti.al