Xherard Pikè, mbrojtesi ne aktivitet me goleador i Liges se Kampioneve

Xherard Pikè shenoi ne mbremjen e se merkures ne Ligen e Kampioneve dhe behet mbrojtesi ne aktivitet me goleador ne kete kompeticion. 31 vjeçari ka arritur ne kuoten e 12 golave ne Champions duke barazuar Dani Alvesh e duke kaluar Serhio Ramos qe eshte ne 11 gola. Renditja e mbrojtesve qe kane shenuar me shume gola kryesohet nga Roberto Karlos me 16 finalizime i ndjekur nga Ivan Helgera.

Por jo vetem kaq, Roma eshte edhe ‘viktima’ e preferuar e qendermbrojtesit te Barcelones, pasi e ka cuar ne 3 numrin e golave ndaj verdhekuqve. Golin e pare ndaj Romes, Pikè e shenoi kur ishte pjese e Mançester Junajtid qe drejtohej nga Sir Aleks Ferguson. I dyti ishte ne vitin 2015 kur Barcelona fitoi 6-1.

Sfidanti.al